E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

„DPMNE refuzoi amendamentet kyçe për ndryshimet skandaloze të Ligjit për mjedisin“, thonë nga Levica

14.10.2026, 10:11

„Pasi DPMNE refuzoi kërkesën e Levicës për tërheqjen nga rendi i ditës së Ligjit katastrofik për mjedisin, në seancën e Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor u refuzuan amendamentet kyçe të Levicës për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve!“, thonë nga partia Levica.

„DPMNE refuzoi të mbajë ndalimin për rindërtimin e industrisë së rëndë dhe ndotëse në më pak se pesë kilometra nga vendbanimet dhe zonat e mbrojtura natyrore! Me refuzimin e amendamentit për fshirjen e nenit 2 nga Projektligji, pushteti lë hapësirë që kapacitetet ekzistuese industriale të ndërtohen, zgjerohen dhe transformohen nën petkun e "rindërtimit", pavarësisht rrezikut që paraqesin për shëndetin e popullsisë.

Levica paraqiti amendamente me të cilat kërkonte:

– TË MBAHET NDALIMI për rindërtimin e instalacioneve G1 në distancë më pak se pesë kilometra nga vendbanimet dhe zonat e mbrojtura natyrore.

– TË GARANTOJË PJESËMARRJEN E PUBLIKUT në miratimin e elaboratëve për mjedisin, me të drejtë për inspektim publik, dorëzim të vërejtjeve dhe ankesë kundër vendimeve.

– TË MOS SHKURTOHET AFATI PËR ANKESË nga 15 në tetë ditë, duke e vështirësuar kështu për qytetarët dhe organizatat ekologjike sfidimin e projekteve të dëmshme.

– TË MUNDËSOHEN KONSULTIME PUBLIKE THELBËSORE për studimet e vlerësimit të ndikimit në mjedis, me afate përkatëse dhe përfshirje të detyrueshme të institucioneve përgjegjëse, pa praninë e të cilave heshtja të trajtohet si pëlqim.

– TË VLERËSOHEN NDIKIMET KUMULATIVE të projekteve të reja së bashku me kapacitetet ekzistuese dhe të planifikuara, në vend që ndotja dhe presioni mbi ekosistemet të shqyrtohen në mënyrë të izoluar.

– PUBLIKU TË INFORMOHET NË KOHE për projektet që prekin mjedisin, përfshirë edhe përmes profileve zyrtare të institucioneve në rrjetet sociale.

Vetëm u pranua amendamenti i Levicës për fshirjen e nenit 13 nga Projektligji, me çka u pengua heqja e kornizës ligjore për sanimin e pikave të nxehta ekologjike.

Në vend që të forcojë mekanizmat për mbrojtjen e qytetarëve, pushteti refuzoi propozimet që kërkonin kufizime më të rrepta për industrinë ndotëse, transparencë më të madhe dhe qasje reale në drejtësi. Me dekada populli përjeton pasojat e ajrit të ndotur, mbeturinave helmuese dhe deponive industriale, ndërsa interesat e kapitalit të madh mbrohen në kurriz të tij.

Për DPMNE-në fitimi është përpara shëndetit të popullit!“, thuhet në njoftimin e partisë Levica.

Lajme të ngjashme

MPB me detaje për rastin me sulmin e pretenduar ndaj të rinjve nga ana e policëve

MPB ka ngritur padi penale kundër tre personave për kryerjen e veprave penale "pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprës zyrtare" dhe "prodhimi dhe futja në qarkullim pa leje e drogërave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" në lidhje me ngjarjen që ndodhi më 7 tetor, në të cilën policët dyshohet se…

18:28
Siljanovska-Davkova: E vërteta historike për hebrenjtë maqedonas duhet të ruhet

Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot pati një takim me Michael Berenbaum, profesor i shquar i studimeve hebraike dhe ekspert për Holokaustin, i cili në mars të këtij viti e shoqëroi gjatë vizitës në Kompleksin Memorial "Treblinka" në Poloni. Në takim morën pjesë Goran Sadikario, drejtor i Fondit të Holokaustit të…

18:01
Nesër mot me diell me temperatura deri në 20 gradë

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, njofton UHMK. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo…

17:59