Maqedonia dhe Kina diskutojnë për eksport më të madh të produkteve bujqësore, në fokus vera maqedonase

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, Borçe Serafimovski zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Zhiang Sjaojan, ku u diskutua për mundësitë e përmirësimit të tregtisë me produkte bujqësore dhe ushqimore, si dhe për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në bujqësi.
Në pjesën e shkëmbimit tregtar, u kushtua vëmendje e veçantë mundësive për plasimin e verës maqedonase në tregun kinez. Prodhimi organik u veçua si një segment shtesë me potencial për krijimin e lidhjeve të reja biznesi midis prodhuesve dhe kompanive nga të dy vendet.
Biseduesit shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në zbatimin e teknikave të avancuara bujqësore, prodhimin inteligjent dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në fermat bujqësore, me qëllim përmirësimin e produktivitetit dhe përdorimin më efikas të burimeve natyrore.
"Bujqësinë moderne e shoh si një bashkim të arsimit, shkencës dhe praktikës bujqësore. Arritjet shkencore marrin vlerën e tyre të vërtetë kur prodhuesi mund t'i aplikojë dhe të ndjejë përfitimet në punën e tij. Në këtë drejtim shohim hapësirë për thellimin e bashkëpunimit me Kinën dhe për ndarjen e njohurive të përshtatura me nevojat e bujqve tanë", theksoi ministri Borçe Serafimovski.



