(Video) Taleski: VMRO premtoi ringjallje bujqësore, por solli shkretëtirë bujqësore

Bujqësia maqedonase ndodhet në një gjendje katastrofike, bujqit përballen me çmime të ulëta blerjeje, kosto të larta prodhimi dhe treg të pasigurt, dhe gjithnjë e më shumë prodhues heqin dorë nga bujqësia, theksoi deputeti i LSDM-së, Mile Taleski, në seancën e sotme parlamentare gjatë arsyetimit të projektligjit për mbështetje financiare të bujqësisë, i cili u paraqit nga grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni. Taleski tha se për këtë gjendje në bujqësi përgjegjësi të drejtpërdrejtë ka VMRO dhe kryeministri Mickoski, i cili premtoi subvencione më të larta, treg të sigurt dhe jetë më të mirë për bujqit, por nuk përmbushi asgjë – bujqësia po kolapson.
„Bujqësia maqedonase sot përballet dhe ndodhet në një gjendje katastrofike, një gjendje për të cilën përgjegjësi politike të drejtpërdrejtë mban VMRO dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Premtuat ringjallje bujqësore. Por sollët shkretëtirë bujqësore. Premtuat subvencione më të larta, treg të sigurt dhe jetë më të mirë për bujqit“, tha Taleski.
Ai theksoi se pasojat e politikave të pushtetit i ndiejnë drejtpërdrejt bujqit, të cilët investojnë kohë, para dhe punë, por në fund prodhojnë me humbje. Për shkak të gjendjes së rëndë dhe krizës në të cilën ndodhen, bujqit janë të detyruar të braktisin arat dhe të shkatërrojnë kulturat e tyre, që është një sinjal serioz për gjendjen në të cilën ndodhet bujqësia.
„Çdo ditë jemi dëshmitarë të çmimeve të ulëta blerjeje, kostove të larta prodhimi, tregut të pasigurt dhe pagesave të vonuara. Bujku investon muaj punë, shpenzon para për fara, plehra, naftë, preparate, forcë punëtore, dhe kur vjen koha për shitje kupton se prodhimi dhe ajo që prodhon është me humbje“, tha Taleski.
Taleski theksoi se VMRO para zgjedhjeve premtonte për duhanxhinjtë rritje të subvencioneve dhe blerje të sigurt, ndërsa pas ardhjes në pushtet e uli subvencionin nga 100 në 80 denarë.
„Kur ishit në opozitë premtonit çdo ditë se kur të vini në pushtet do ta rrisni subvencionin dhe se do të ketë blerje të sigurt. Kur erdhët në pushtet subvencionin prej 100 denarëve ia ulët në 80 denarë. I keni mashtruar duhanxhinjtë, u premtonit më shumë, por morën edhe më pak“, tha Taleski.
Ai paralajmëroi për gjendjen me rrushëtorët, të cilët shkatërrojnë kulturat e rrushit sepse prodhimi nuk u kompensohet, si dhe për problemet me të cilat përballen prodhuesit e grurit, orizit dhe blegtorët.
„Sot ka prodhues që shkatërrojnë kulturat e tyre të rrushit, sepse puna nuk u kompensohet. Kur një njeri vendos të shkulë rrushoren që e ka kultivuar me vite, kjo është një tregues i qartë se ka humbur besimin në sistem. Le të shohim prodhuesit e orizit dhe grurit që përballen me çmime blerjeje shumë më të ulëta se kostot e prodhimit. Le të shohim blegtorët dhe prodhuesit e qumështit që luftojnë të mbulojnë kostot për ushqim, kultivim dhe mirëmbajtje të ferma. Pyetja është thjesht ku është ringjallja e premtuar që i premtonit bujqve? A do të marrë dikush përgjegjësi për atë që i keni mashtruar bujqit?“, tha Taleski.
Në fjalimin e tij Taleski theksoi se LSDM dhe koalicioni si përgjigje ndaj krizës propozuan ligj për mbështetje financiare për uljen e pasojave të krizës ekonomike mbi bujqësinë, blegtorinë dhe blerjen e produkteve bujqësore në vitin 2026, me të cilin parashikohej mbështetje financiare totale prej 4 miliardë denarësh, e destinuar për prodhime të ndryshme bujqësore dhe blegtorale.
„Bujqit kërkojnë çmime të sigurta blerjeje, subvencione në kohë, shërbime prodhimi të përballueshme dhe një shtet që do të qëndrojë prapa tyre. VMRO nuk mund të flasë për ringjallje bujqësore ndërkohë që sheh si bujqit braktisin arat. Rrushëtorët shkatërrojnë kulturat dhe prodhuesit heqin dorë nga ekzistenca e tyre. Mjaft me premtime, mjaft me poshtërime të bujqve. Është koha që bujku maqedonas të marrë respekt, siguri dhe fitim të drejtë nga populli i vet“, tha Taleski.
Lajme të ngjashme
MPB ka ngritur padi penale kundër tre personave për kryerjen e veprave penale "pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprës zyrtare" dhe "prodhimi dhe futja në qarkullim pa leje e drogërave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" në lidhje me ngjarjen që ndodhi më 7 tetor, në të cilën policët dyshohet se…
18:28Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot pati një takim me Michael Berenbaum, profesor i shquar i studimeve hebraike dhe ekspert për Holokaustin, i cili në mars të këtij viti e shoqëroi gjatë vizitës në Kompleksin Memorial "Treblinka" në Poloni. Në takim morën pjesë Goran Sadikario, drejtor i Fondit të Holokaustit të…
18:01Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, njofton UHMK. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo…
17:59


