Ministri bullgar i Mbrojtjes: Sofja forcon mbikëqyrjen e Detit të Zi pas sulmit ndaj dy anijeve tregtare

Ministri bullgar i Mbrojtjes Dimitër Stojanov deklaroi sot se Bullgaria do të vendosë edhe dy sisteme pa pilot dhe do të rrisë mbikëqyrjen e Detit të Zi pas sulmeve ndaj dy anijeve tregtare, duke afruar konfliktin në Ukrainë pranë ujërave të saj territoriale.
Ai tha se gjatë natës u sulmua anija "HS Dignity", që lundronte nën flamurin e Guineas-Bisao, dhe pas sulmit me një pajisje pa pilot dhe shpërthimit të zjarrit, ajo u fundos pranë Krapecit, në verilindje të Bullgarisë, raporton "Novinite", transmeton "Novosti".
Nga 16 anëtarët e ekuipazhit, gjashtë u shpëtuan, ndërsa kërkimi për të tjerët vazhdon.
Stojanov tha se ende nuk është përcaktuar se çfarë lloj dronësh janë përdorur ose kush është përgjegjës për sulmet, por deklaroi se pritet të jenë përdorur dronë rusë.
Marina bullgare dërgoi menjëherë një fregatë në zonën e incidentit, ndërsa dy helikopterë ushtarakë u nisën drejt vendit ku u fundos anija "HS Dignity".
Bullgaria ka informuar aleatët e saj të NATO-s për incidentet, dhe Stojanov tha se është rënë dakord me ministrat e mbrojtjes të Rumanisë dhe Turqisë për të përmirësuar koordinimin dhe për të përshpejtuar shkëmbimin e informacionit.
Ai shtoi se Bullgaria po forcon mbikëqyrjen ajrore dhe mbrojtjen bregdetare.
Duke folur për thirrjet për aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, Stojanov tha se kjo nuk duhet bërë automatikisht pas çdo incidenti, por çdo rast duhet të vlerësohet individualisht.
Sipas tij, më shumë se 600 incidente të lidhura me anijet janë regjistruar në Detin e Zi që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Lajme të ngjashme
Komisioni Evropian miratoi 168,2 milionë euro për tetë projekte që planifikojnë rritjen e prodhimit evropian të municioneve, eksplozivëve dhe komponentëve për raketa dhe dronë. Pritet që projektet të nxisin gjithsej 1,26 miliardë euro investime industriale, me qëllim përshpejtimin e prodhimit të pajisjeve ushtarake…
15:18Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurojë fonde shtesë për Ukrainën në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe grupit G7 këtë javë, pasi vendi përballet me mungesë të fondeve financiare për vitin 2027. Këtë e konfirmoi komisioneri evropian për ekonomi, Valdis Dombrovskis, transmeton "Reuters". Financimi për…
14:58Oferta e reduktuar e naftës dizel në tregun botëror mund të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të vitit 2027, për shkak të prodhimit të kufizuar, ndërprerjeve në furnizimet nga Lindja e Mesme dhe Rusia dhe rezervave të reduktuara, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Sipas raportit më të fundit mujor…
13:44
