„Qyteti i Sigurt" regjistron 296 shkelje trafiku në dy ditë në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër

Në total janë regjistruar 296 shkelje trafiku përmes sistemit të mbikëqyrjes së trafikut "Qyteti i Sigurt" në zonat e Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës, në dy ditët e para të funksionimit të tij, njoftojnë nga SPB Ohër.
Më 12 tetor, dita e parë e funksionimit të sistemit, u regjistruan 148 shkelje, dhe po aq u evidentuan edhe më 13 tetor, deri në orën 19:00.
Pjesa më e madhe e shkeljeve lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar brenda dhe jashtë vendbanimeve, kalimin në dritën e kuqe të semaforit dhe drejtimin e automjeteve të paregjistruara.
Nga SPB Ohër informojnë se të gjitha shkeljet janë dokumentuar, dhe pronarëve të automjeteve u dërgohen njoftime përmes mesazheve SMS dhe postës elektronike.
Policia apelon tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe sinjalizimin, duke theksuar se qëllimi i sistemit është disiplinë më e madhe në trafik dhe siguri në rrugë.
Lajme të ngjashme
MPB ka ngritur padi penale kundër tre personave për kryerjen e veprave penale "pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprës zyrtare" dhe "prodhimi dhe futja në qarkullim pa leje e drogërave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" në lidhje me ngjarjen që ndodhi më 7 tetor, në të cilën policët dyshohet se…
18:28Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot pati një takim me Michael Berenbaum, profesor i shquar i studimeve hebraike dhe ekspert për Holokaustin, i cili në mars të këtij viti e shoqëroi gjatë vizitës në Kompleksin Memorial "Treblinka" në Poloni. Në takim morën pjesë Goran Sadikario, drejtor i Fondit të Holokaustit të…
18:01Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, njofton UHMK. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo…
17:59

