E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Qytetarët mund të regjistrohen për vaksinim kundër gripit sezonal – aktivizohet faqja vakcinacija.mk

14.10.2026, 15:41

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se qytetarët e interesuar nga grupet me rrezik mund të regjistrohen për vaksinim falas kundër gripit sezonal, në linkun vijues: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu.

Me plotësimin e formularit në faqen e internetit, qytetarët regjistrohen për vaksinim direkt në sistemin „Termini Im“, pas së cilës sipas orarit të paraparë në planin e vaksinimit, do të marrin një mesazh SMS me informacion për datën dhe orën e saktë kur duhet të vaksinohen në pikën që do të zgjedhin gjatë regjistrimit.

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal është i destinuar për grupet e mëposhtme me rrezik: persona mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, si dhe fëmijë nga mosha 6 muaj deri në 5 vjeç.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, e cila parandalon shfaqjen e formave më të rënda, komplikimeve dhe vdekshmërisë veçanërisht tek grupet me rrezik.

Lajme të ngjashme

Siljanovska-Davkova: E vërteta historike për hebrenjtë maqedonas duhet të ruhet

Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot pati një takim me Michael Berenbaum, profesor i shquar i studimeve hebraike dhe ekspert për Holokaustin, i cili në mars të këtij viti e shoqëroi gjatë vizitës në Kompleksin Memorial "Treblinka" në Poloni. Në takim morën pjesë Goran Sadikario, drejtor i Fondit të Holokaustit të…

18:01
Nesër mot me diell me temperatura deri në 20 gradë

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, njofton UHMK. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo…

17:59