E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Aksion dhurimi gjaku në Komunën Aerodrom: humanizëm që shpëton jetë

09.10.2026, 11:51

Sot në ambientet e Komunës Aerodrom po zhvillohet një aksion dhurimi gjaku në bashkëpunim me JZU GOB "8 Shtatori", me qëllim sigurimin e njësi të çmuara gjaku për ata që kanë më së shumti nevojë.

Gjaku e dhuroi kryetari Dejan Miteski së bashku me një numër të madh të punonjësve në administratën komunale, si dhe qytetarë humanë që konfirmojnë rëndësinë e solidaritetit dhe kujdesit për të tjerët.

"Çdo dhurues jep mundësinë për një jetë të re, dhe çdo donacion është një akt humanizmi. Falënderojmë të gjithë ata që u përfshinë dhe me humanizmin e tyre kontribuojnë në shpëtimin e jetëve njerëzore.

Të kultivojmë humanizmin dhe të motivojmë sa më shumë njerëz të dhurojnë gjak, sepse së bashku mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë", theksojnë nga komuna.

Lajme të ngjashme