E enjte, 15 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

„A kanë bërë Filipçe dhe Zaev pazare me autoritetet bullgare për rastin me Iva Mihajllova për t’i bërë nder Radev“, pyet VMRO-DPMNE

15.10.2026, 09:44

„Rasti me Iva Mihajllova konfirmon tezën se Filipçe dhe Zoran Zaev janë shantazhuar nga autoritetet bullgare dhe Rumen Radev. E pyesim drejtpërdrejt Venko Filipçen nëse ai dhe Zoran Zaev kanë pasur ndonjë komunikim apo marrëveshje me persona të afërt me Rumen Radev për orientimin e trajtimit të Iva Mihajllovës në Bullgari? A ka pasur presione politike, ndërmjetësime apo premtime lidhur me dokumentacionin mjekësor dhe vendimin për vazhdimin e trajtimit të saj jashtë Maqedonisë“, pyet VMRO-DPMNE.

„Iva Mihajllova është e dyshuar në një ngjarje penale për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik. Sipas informacioneve që dalin në publik, më 19 mars 2026 është përgatitur një raport mjekësor nga doktori Ivan Barbov, shok i Filipçes dhe Zaevit, në të cilin thuhet se trajtimi duhet të vazhdojë në Bullgari.

Si është marrë vendimi, mbi bazën e cilave vlerësime mjekësore profesionale dhe a ka ndikuar ndonjë faktor i jashtëm në të? Këto janë pyetje që duhet të marrin përgjigje bazuar në dokumente dhe fakte, jo në përplasje politike.

Dhe ndërsa institucionet përgjegjëse dhe subjektet politike reagojnë publikisht ndaj veprimeve dhe qëndrimit të Sofjes zyrtare, Filipçe dhe LSDM heshtin për rolin e autoriteteve bullgare në këtë rast.

Maqedonia nuk duhet të jetë peng i borxheve politike të Zaevit dhe Filipçes ndaj marrëdhënieve të tyre personale apo marrëveshjeve të fshehta. Asnjë gjendje mjekësore nuk duhet të jetë instrument për manipulime politike, e aq më pak shkak për minimin e besimit në institucionet vendore.

Prandaj, i ftojmë institucionet përgjegjëse të hetojnë të gjitha rrethanat rreth përgatitjes së raportit mjekësor, kontaktet eventuale me përfaqësues politikë dhe veprimet e të gjithë personave të përfshirë“, njoftoi VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme