(Video) VMRO-DPMNE pyet nëse Filipçe dhe Zaev kanë ndikuar në raportin mjekësor për Mihajllova

VMRO-DPMNE sot në një konferencë për shtyp shfaqi dyshime për ndikim të mundshëm të ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, në përgatitjen e raportit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Iva Mihajllovës.
Partia nuk prezantoi prova për përfshirje të tyre direkte, por kërkoi nga institucionet kompetente të veprojnë sipas sinjalizimit dhe të hapin hetim për rastin.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, në konferencën për shtyp shpjegoi se raportin mjekësor për Mihajllovën e ka përgatitur neurologu Ivan Barbov, i cili në vitin 2017 ishte emëruar drejtor i Klinikës së neurologjisë, në periudhën kur LSDM ishte në pushtet.
"Presim përgjigje nga Filipçe dhe Zaev, a është e vërtetë që kanë ndërhyrë tek shoku i tyre kriminal dhe doktori Barbov, që të bëjë një diagnozë të tillë për Iva Mihajllovën, ku doktori tregon se një metodë e tillë trajtimi nuk ekziston në Maqedoni, por vetëm në Bullgari, sepse janë shantazhuar drejtpërdrejt nga Rumen Radev? Pse Filipçe dhe Zaev po luajnë me besimin e publikut?", pyeti Manasievski.
<span data-mce-type="bookmark" style="display: inline-block; width: 0px; overflow: hidden; line-height: 0;" class="mce_SELRES_start"></span>



