E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

„Ambasadori bullgar, Venko Filipçe pa se qytetarët nuk duan tradhti të re, prandaj ndryshoi veshjen dhe u bë partizan“, thonë nga VMRO-DPMNE

13.10.2026, 09:16

„Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, për një kohë të gjatë publiko e sheh si është vënë në rolin e ambasadorit bullgar që përfaqëson pozicionet bullgare, në dëm të interesave maqedonase. Por, sapo Filipçe pa se një gjë e tillë nuk kalon tek qytetarët, se populli nuk dëshiron tradhti të re si ajo e Zoran Zaevit, i cili për të ardhur në pushtet pranonte gjithçka dhe nënshkruante marrëveshje në letra të bardha, ndryshoi taktikat“, thonë nga VMRO-DPMNE.

„Venko Filipçe vendosi të ndryshojë veshjen dhe nga ambasador bullgar të bëhet partizan, kështu që para disa ditësh mori dhe marshoi në rrugët e Prilepit, me vetëm rreth 300 mbështetës.

Çfarë hipokrizie nga ana e Venko Filipçes, nga njëra anë promovon vazhdimisht kërkesat dhe qëndrimin e Rumen Radev për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, e nga ana tjetër merr pjesë në marshin kushtuar luftës kundër pushtuesve fashistë.

Prandaj, publikisht e pyesim Filipçen, kundër kujt marshove këtë fundjavë, kundër pushtuesve fashistë bullgarë apo kundër administratorëve bullgarë, siç i quanin bullgarët në periudhën e Luftës së Dytë Botërore me Zaevin.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja që një numër i vogël njerëzish iu bashkuan ashtuquajturit marsh, që është dëshmi se, përveç njerëzve të Zaevit, Filipçe nuk mund të tërheqë një masë më të madhe mbështetësish.

Filipçe është lexuar edhe nga anëtarët dhe aktivistët partiakë të LSDM-së dhe nga qytetarët, këtë e tregojnë edhe hulumtimet e fundit të opinionit publik, ku Venko ka një rating prej 3%, ndërsa partia nën drejtimin e tij 5%“, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme