E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) „Pasi ambasadori bullgar Filipçe kuptoi se nuk kalon tek qytetarët, u bë partizan dhe filloi të marshojë“, thotë Manasievski

12.10.2026, 11:46

„Ambasadori bullgar Filipçe, i cili përfaqëson interesat bullgare në Maqedoni, besoni apo jo, këtë fundjavë u bë partizan. Nuk ka më hipokrit dhe njeri pa dinjitet se ambasadori bullgar Filipçe. Çdo ditë Filipçe thotë se duhet t'i fusim bullgarët në Kushtetutë dhe përhap narrativin e Rumen Radev në Maqedoni, por këtë fundjavë marshoi pikërisht kundër pushtuesve fashistë“, thotë Valentin Manasievski, zëdhënës i VMRO-DPMNE.

YouTube · klikoni për të ngarkuar videon

„Ne drejtpërdrejt i bëjmë pyetje Filipçes dhe presim përgjigje, kundër kujt marshoi Filipçe këtë fundjavë? Kundër pushtuesve fashistë bullgarë apo kundër administratorëve bullgarë?

Të mos harrojmë se pikërisht ai me Zaev thoshte se bullgarët nuk ishin pushtues, por administratorë.

Prandaj edhe ato 300 persona me të cilët marshoi, rastësisht njerëz të Zaevit, janë maksimumi që mund të arrijë.

Filipçe është lexuar nga qytetarët dhe ata nuk i besojnë, dhe konfirmim për këtë janë edhe anketat ku duket qartë se pikërisht ai ka një rating prej 3%“, deklaroi Valentin Manasievski, zëdhënës i VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme