Mesazh nga Teherani pas humbjes së Trump: „Amerikanët thanë jo luftës“

Kryetari i parlamentit iranian dhe përfaqësuesi kryesor i Iranit në negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mohammad Baqer Qalibaf, sot vlerësoi se amerikanët votuan "jo" për luftën me votimin në zgjedhjet e mesit të mandatit, ku demokratët fituan ndaj republikanëve.
"Pavarësisht nëse nga ndërgjegjja apo për shkak të kostove të jetesës, amerikanët thanë 'jo' luftës dhe ne mbështesim këtë mesazh", shkroi Qalibaf në rrjetin X.
Sipas rezultateve paraprake, zgjedhjet e mesit të mandatit të mbajtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i fituan demokratët, të cilët do të marrin shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senatin e Kongresit amerikan në janar, duke marrë kontrollin mbi të dyja dhomat e legjislativit.
Demokratët arritën një sukses të madh zgjedhor, të quajtur "valë blu", duke fituar shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senatin e Kongresit amerikan, që do të marrë kontrollin mbi të dyja dhomat e legjislativit në janar.
Foto: EPA



