E mërkurë, 4 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

A po krijojnë Filipçe dhe LSDM me presionin ndaj BNRM-së dhe fushatën kundër "Alta Bankës" terren për marrjen e lirë të bankës nga një biznesmen i afërt me LSDM-në, thonë nga VMRO-DPMNE

LSDM dhe Venko Filipçe prej muajsh politizojnë temën për "Alta Bankën".

Është zbuluar motivi i vërtetë pas fushatës së gjatë të LSDM-së dhe Filipçes kundër "Alta Bankës". Ndërsa në publik përpiqeshin të impononin një histori për atë që quhet bota serbe, në sfond qëndron një fushatë politike ku fshihen motive biznesi të personave të afërt me LSDM-në, Filipçen dhe klanin Zaev, thonë nga VMRO-DPMNE.

"Filipçe dhe LSDM me presionin ndaj BNRM-së dhe "Alta Bankës", krijojnë terren që një biznesmen i afërt me ta të blejë bankën për një çmim të ulët.

Qëllimi i LSDM-së dhe Filipçes është të krijohet mosbesim, të shkaktohet panik dhe të dëmtohet reputacioni dhe pozicioni i bankës në treg, me çka eventualisht do të krijoheshin kushtet për marrjen e saj me një çmim shumë më të ulët nga rrethet e biznesit të afërt me Filipçen dhe Zaevin".

Si provë, thonë nga partia, që mbështet këtë informacion është edhe konferenca për shtyp e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Aleksandar Dimitrijevic, i cili kërkoi nga PIOM që të mos paguajë pensionet e përdoruesve të "Alta Bankës", duke kryer kështu një vepër penale sipas nenit 315 të Kodit Penal.

Filipçe dhe LSDM, vlerësojnë në VMRO-DPMNE, bëjnë keqpërdorim të rëndë politik duke krijuar panik, ndërsa pas këtij paravani qëndrojnë interesa private ekonomike të Filipçes dhe klanit Zaev.

"Qytetarët të jenë të qetë. Përderisa kryeministër është Mickoski dhe VMRO-DPMNE në pushtet, do të ketë paga dhe pensione, dhe bankat nuk do të falimentojnë".

Lajme të ngjashme