VMRO-DPMNE: LSDM heshti kur dështoi Eurostandard Banka, ndërsa sot bëjnë sikur janë të shqetësuar për Alta Bankën

Hipokrizia e LSDM-së dhe Venko Filipçes del përsëri në pah. Sot përpiqen të hapin çështje dhe të përhapin shqetësim për Alta Bankën, ndërsa kur në kohën e tyre dështoi Eurostandard Banka, nuk ishin askund, thonë nga VMRO-DPMNE.
„Ku ishin atëherë Filipçe dhe LSDM? Ku ishte shqetësimi i tyre për qytetarët, kursimtarët dhe të gjithë ata që pësuan dëm nga dështimi i bankës? Publiku e mban mend Eurostandard Bankën, dyshimet dhe pyetjet për kreditimin e firmave të afërta me LSDM dhe Zaevin, si dhe tërheqjen e mjeteve nga ana e atëhershme ministres së financave Nina Angelovska, menjëherë para mbylljes së bankës. Nina Angelovska, disa ditë para se banka të dështonte, tërhoqi prej saj 250 mijë euro. Qytetarët e dinë edhe për vendimet e institucioneve të atëhershme dhe mënyrën se si iu hoq leja për punë bankës, pa u futur më parë një formë tjetër e administrimit“, thonë nga partia.
Prandaj, shtojnë nga VMRO-DPMNE, sot LSDM tingëllojnë shumë hipokritë.
„LSDM nuk mund të bëjnë sikur janë të shqetësuar sot, ndërsa të harrohet mënyra e qeverisjes së LSDM-së dhe pyetjet që mbeten pa përgjigje nga dje. Sistemi bankar nuk duhet të jetë subjekt i manipulimeve politike, as institucionet të përdoren për llogari partiake. Dallimi është i qartë, tani kërkohet përgjegjësi dhe veprim institucional, ndërsa atëherë u prek krimi. Dy standardet e LSDM-së nuk do të kalojnë“, shkruhet në njoftim.



