E hënë, 2 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

VMRO-DPMNE: Në kohën e LSDM-së dështoi Eurostandard, ndërsa ministrja e tyre 5 ditë më parë nxori paratë e saj ndërsa ato të qytetarëve shkuan bashkë me bankën

„Sistemi bankar në Maqedoni është stabil, institucionet përgjegjëse marrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e kursimtarëve, investitorëve, qytetarëve. Ka përfunduar koha e LSDM-së kur dështonin bankat, si Banka Eurostandard, dhe më të përgjegjshmit në vend që të mbrojnë interesat dhe paratë e qytetarëve, punonin për interesa personale“, thonë nga VMRO-DPMNE.

„Shembull i tillë është ministrja e atëhershme e financave nga radhët e LSDM-së, Nina Angelovska, e cila duhej të mbrojë kapitalin e qytetarëve, kursimtarëve dhe investitorëve, por u përpoq të shpëtojë vetëm paratë e saj.

Kështu, duke pasur informacionet që i mundësonte pozicioni i ministres së financave, Angelovska disa ditë para se të dështonte Banka Eurostandard në vitin 2020, tërhoqi 250 mijë eurot e saj, ndërsa kursimet e qytetarëve dështuan së bashku me bankën.

Dhe të mos harrojmë se si banka arriti në situatë të pa likuiditetit. Për një kohë të gjatë kishte dhënë kredi me rrezik për kompani pa mbulim të duhur, përfshirë edhe 29 kompani nga Strumica, mes të cilave kishte edhe kompani të afërta me Zaevët. Disa prej tyre, përveç që morën kredi pa mbulim të duhur, nuk i kthyen fare ato në bankë.

Gjithçka kjo ndodhi ndërsa LSDM ishte në pushtet dhe natyrisht nuk reaguan në kohë dhe nuk i mbrojtën paratë e qytetarëve, sepse interesin më të madh e kishin kompanitë e Zaevëve dhe personave të afërt me ta. Por përkundrazi, Nina Angelovska i shpëtoi paratë e saj.

Tani shteti dhe institucionet përgjegjëse janë në anën e qytetarëve, marrin masa të përshtatshme dhe kujdesen për interesin e tyre, jo si në kohën e LSDM-së kur dështonin bankat, dhe ata që duhet të mbrojnë interesin publik dhe paratë e qytetarëve, si ministrat e financave, pesë ditë para se banka të shkojë në falimentim nxirrnin paratë e tyre“, njoftoi VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme