E hënë, 2 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Austria: Gjyka dhe gjilpëra të gjetura në ëmbëlsira për fëmijë

Policia në qytetin austriak Linz njoftoi sot se persona të panjohur kanë vendosur gjyka në ëmbëlsirat që u janë shpërndarë fëmijëve për "Natën e Shtrigave", për çka është lëshuar paralajmërim që ëmbëlsirat që fëmijët kanë mbledhur gjatë asaj feste të mos konsumohen.

Paralajmërimi i policisë për të mos konsumuar ëmbëlsira të mbledhura nga fëmijët që vizitojnë shtëpitë dhe apartamentet në rrethin Lind-Oed është lëshuar pasi një burrë (28) gjeti gjyka në çokollata dhe çamçakëz që fëmijët e tij i kishin mbledhur gjatë "Natës së Shtrigave", raporton sot "Standard".

Policia njoftoi se gjykat e gjetura në karamele ishin rreth një centimetër të gjata, dhe disa prej tyre nuk ishin të dukshme nga jashtë.

Raste të ngjashme shkaktuan alarm në Gjermani gjatë fundjavës, ku fëmijët gjetën gjilpëra dhe objekte të tjera metalike në karamelet që morën për "Natën e Shtrigave", e cila festohet më 31 tetor, kur grupe fëmijësh të maskuar ecin nëpër shtëpitë e lagjeve të tyre dhe njerëzit u japin karamele.

Policia në Gjermani raportoi incidente të ngjashme në Baden-Württemberg, Bavari, Saksoni e Poshtme dhe Rajonin Rajn-Pfalz.

Lajme të ngjashme