E hënë, 2 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Britania e Madhe ofron 450 milionë paund për studime më të lira për evropianët në këmbim të aksesit në programin „Prodhimi në Evropë“

Britania e Madhe është e gatshme të ndajë deri në 450 milionë paund në vit për t'u siguruar studentëve nga Bashkimi Evropian (BE) tarifa të subvencionuara në universitetet, por me kusht që Brukseli t'u lejojë britanikëve akses në programin industrial „Made in Europe“, shkruan sot „Guardian“, duke u thirrur në burime.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka hartuar plane që do t'u mundësojnë studentëve evropianë të paguajnë të njëjtat tarifa si studentët britanikë, por masa nuk do të miratohet nëse BE nuk lejon hyrjen në programin e propozuar që do të vendosë kufizime tregtare për vendet jashtë bllokut, pretendon burimi.

Ai shton se ministrat shpresojnë se, nëse arrihet një marrëveshje e tillë në samitin në Bruksel më vonë këtë muaj, kjo do të sjellë miliona përfitime për kompanitë britanike që duan të operojnë në BE.

Në anën tjetër, ofrimi i aksesit më të lirë në universitetet britanike për studentët e BE-së mund të shkaktojë kritika në një kohë kur shumë diplomuar britanikë kërkojnë ndryshime në planet e tyre për pagesën e kredive studentore.

Programi „Prodhimi në Evropë“ është dizajnuar me idenë e forcimit dhe mbrojtjes së bazës prodhuese brenda BE-së, uljes së varësisë strategjike nga fuqitë ekonomike të jashtme dhe përgjigjes ndaj shumë sfidave globale.

Lajme të ngjashme