Francë tërheq shtatë milionë kondoma, zbulohet gabim në prodhim

Francë tërheq shtatë milionë kondoma nga tregu evropian për shkak të një gabimi në prodhim që mund të shkaktojë shpërthimin e tyre ose shfaqjen e vrimave të vogla, transmeton agjencia gjermane DPA.
Administrata franceze për mbrojtjen e konsumatorëve ka ndaluar shitjen e 15 llojeve të kondomave nga disa marka.
Gjatë inspektimit të fabrikave të prodhimit janë konstatuar parregullsi në prodhimin e kondomave ultratënda, konkretisht trashësi jo të njëtrajtshme të shtresës së gomës. Për këtë arsye, kondomat mund të shpërthejnë më lehtë ose të shfaqin vrima të vogla.
Autoritetet paralajmërojnë se produktet e papërshtatshme mund të rrisin rrezikun e infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënisë së padëshiruar.
Një pjesë e kondomave u tërhoqën më parë gjatë këtij viti, por ekziston mundësia që produktet e papërshtatshme të jenë ende në dyqane ose tek konsumatorët nëpër Evropë.



