Pas aksidentit hekurudhor në Spanjë, ministri refuzon të japë dorëheqje: „Nuk kam çfarë të fsheh“

Ministri spanjoll i transportit, Oskar Puente, sot refuzoi të japë dorëheqje pas aksidentit të rëndë hekurudhor në të cilin humbën jetën të paktën 69 persona, raporton BBC.
„Nuk kam çfarë të fsheh“, deklaroi Puente në një konferencë për shtyp në Madrid, duke theksuar se qeveria do të përcaktojë të gjitha rrethanat e aksidentit.
„Detyra ime tani nuk është të diskutoj nëse duhet të qëndroj në detyrë, por të zgjidh problemet“, tha ministri, transmeton Reuters.
Dorëheqjen e tij e kërkuan kundërshtarët politikë, sindikatat dhe protestuesit pas përplasjes që ndodhi të mërkurën në linjën hekurudhore Madrid – Sevilla, në provincën Toledo.
Sipas informacioneve të publikuara, një tren i kompanisë shtetërore „Renfe“, që lëvizte me shpejtësi prej 160 deri në 200 kilometra në orë, goditi pjesën e pasme të një treni të ndalur të kompanisë „Iryo“.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez deklaroi se besimi i publikut në rrjetin hekurudhor është dëmtuar dhe vlerësoi se është e papranueshme që brenda një viti të ndodhin dy tragjedi të ngjashme. Në janar, në një përplasje trenash në të njëjtën linjë, humbën jetën 46 persona.



