E premte, 30 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Policia heton qëndrimin e Epstein në pronën e familjes mbretërore britanike

Policia skoceze konfirmoi se po kryen kontrolle lidhur me qëndrimin e ish-princit Andrew në pronën private mbretërore Balmoral, ku ai ishte në shoqërinë e të ndjerit keqbërës seksual Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxwell, raporton ABC News.

Policia njoftoi se kontrollet janë në fazën shumë të hershme.

"Të gjitha kontrollet bazohen në prova, dhe nevojat e viktimave janë në qendër të tyre", thuhet në deklaratën e policisë.

"Ne kurrë nuk konfirmojmë detaje për hetimet në vazhdim dhe do të ishte e papërshtatshme të komentonim më tej këtë rast", shtuan nga policia.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë më parë këtë vit publikoi fotografi ku shihet ish-princi, tani i njohur si Andrew Mountbatten-Windsor, duke gjuajtur së bashku me Epstein në pronë.

Policia britanike në shkurt arrestoi Mountbatten-Windsor dhe e mbajti për disa orë nën dyshim për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me lidhjet e tij me Epstein.

Kjo ishte hera e parë pas gati katër shekujsh që një anëtar i familjes mbretërore britanike me rang kaq të lartë u arrestua.

Lajme të ngjashme