Ndryshim i madh në Venezuelë: Shteti mund t’u kthejë pronën ish-pronarëve

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi Rodrigez, njoftoi se shteti mund të shesë pjesë të pasurive të tij kompanive private ose t9ua kthejë ato ish-pronarëve të tyre. Ky veprim mund të çojë në anulimin e disa nacionalizimeve të kryera nga ish-presidenti Hugo Çavez, raporton Reuters.
"Kam urdhëruar një vlerësim për të përcaktuar se cilat pasuri shtetërore mund t9u ofrohen sektorit privat ose t9u kthehen ish-pronarëve. Ky proces është tashmë në një fazë të avancuar", deklaroi Rodrigez në fjalimin e saj përmes televizionit.
Mundësi për anulim të nacionalizimeve nga epoka e Çavez
Në prill, Rodrigez formoi një komision qeveritar të ngarkuar me shqyrtimin dhe vlerësimin e pasurisë shtetërore. Këtu përfshihen, ndër të tjera, infrastruktura në sektorin energjetik, prodhimi i energjisë elektrike dhe minierat.
Që atëherë, komisioni po përcakton se cilat pasuri mund t9u ofrohen investitorëve privatë ose t9u kthehen pronarëve të mëparshëm. Deri tani, presidentja nuk ka zbuluar detaje konkrete se cilat kompani apo kapacitete mund të përfshihen, as nuk ka sqaruar se si do të zbatohet vetë procesi.
Gjatë mandatit të Hugo Çavez, Venezuela nacionalizoi shumë projekte të mëdha dhe sektorë kyç ekonomikë. Këto veprime çuan në më shumë se dhjetë procedura ndërkombëtare arbitrazhi, shumica e të cilave ende janë të pazgjidhura.
Po zhvillohen negociata për 44 kontrata në sektorin energjetik
Rodrigez gjithashtu njoftoi se Venezuela aktualisht po negocion për 44 kontrata në sektorin energjetik, në përputhje me ligjin e ri të naftës të miratuar në janar. Qeveria pretendon se deri tani janë nënshkruar 61 kontrata në sektorin e naftës, megjithëse nuk janë publikuar detaje për to. Ajo deklaroi se po zhvillohen negociata të rëndësishme për investime në industrinë minerare, konkretisht në sektorët e arit, aluminit dhe hekurit. Me këtë, autoritetet synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik me investitorët privatë.
Njoftim se policia nuk do të arrestojë persona pa urdhër gjykate
Gjatë fjalimit të saj, Rodrigez gjithashtu deklaroi se ka dhënë udhëzime policisë që të mos arrestojë individë pa urdhër gjykate. Ajo premtoi se autoritetet do të mbrojnë të drejtën për protesta paqësore në një vend me histori të gjatë të represionit politik.
Kjo njoftim vjen pas protestës së parë opozitare në nivel kombëtar në Venezuelë pas pothuajse dy vjetësh, e cila u zhvillua javën e kaluar. Rodrigez theksoi se autoritetet duan të lehtësojnë realizimin e të drejtave politike dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike.
"Realizimi i përgjegjshëm i të drejtave politike është i garantuar për të gjithë. Dritaret tona janë të hapura", theksoi Rodrigez.



