Gashi: Vetëm të bashkuar mund të krijojmë një shtet ku çdo qytetar do të ndihet i barabartë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, uroi me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.
"Ky datë i rëndësishëm na kujton këmbënguljen, guximin dhe aspiratën e brezave para nesh për liri, dinjitet dhe shtetësi të pavarur. Lufta dhe përkushtimi i tyre janë pjesë e themelit historik mbi të cilin sot ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët.
Shënimi i 23 Tetorit është një mundësi për të kujtuar me respekt të kaluarën, por edhe për të konfirmuar përgjegjësinë tonë të përbashkët për të ndërtuar një shoqëri demokratike, të qëndrueshme dhe prosperuese, të bazuar në respekt të ndërsjellë, unitet dhe vlera evropiane.
Vetëm të bashkuar rreth interesave të përbashkëta dhe me respekt për ndryshimet mund të krijojmë një shtet ku çdo qytetar do të ndihet i barabartë, i sigurt dhe i respektuar", thuhet në urim.



