Anije goditur nga dronë në Detin e Zi pranë Rumani, një i vdekur dhe tre të zhdukur

Një marinar ka vdekur, ndërsa tre të tjerë konsiderohen të zhdukur pas një sulmi me mjete fluturuese pa pilot mbi një anije tregtare në Detin e Zi, rreth 13 milje detare (24 kilometra) nga porti rumun Konstanca.
Autoritetet rumune kanë nisur një operacion shpëtimi pasi anija “Horiv”, që po lundronte nën flamurin e Ishujve Komore, ka dërguar thirrje për ndihmë. Në anije ndodheshin 13 anëtarë ekuipazhi, prej të cilëve dhjetë ukrainas dhe tre shtetas të Azerbajxhanit.
“Anijet shpëtuese arritën të nxjerrin në breg nëntë persona të gjallë dhe një trup të pajetë,” njoftoi administrata detare rumune. Kërkimi për tre të zhdukurit vazhdon.
Sipas raporteve mediatike, anija u godit nga dronë, pas së cilës u përmbys dhe fundos. Autoritetet rumune ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht shkakun e incidentit.
Kushtet e pafavorshme të motit dhe dukshmëria e dobët po e vështirësojnë operacionin e shpëtimit dhe po e bëjnë të pamundur përdorimin e helikopterit.
Incidenti është i fundit në një seri sulmesh ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, pranë bregdetit rumun dhe bullgar, që shkakton shqetësim për sigurinë e trafikut detar.



