E shtunë, 17 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Rumania e shqetësuar për sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi

17.10.2026, 21:00

Presidenti rumun Nikushor Dan sot njoftoi se në bisedën me presidentin francez Emanuel Makron shprehu shqetësim të thellë për shkak të sulmeve të fundit me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi.

Dan në rrjetin social X theksoi se pati një "bisedë të shkëlqyer" me Makron, duke nënvizuar se partneriteti strategjik midis Rumanisë dhe Francës mbetet një nga shtyllat e sigurisë së përbashkët.

"I përcolla shqetësimin e thellë të Rumanisë për sulmet e fundit me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi dhe, në këtë kontekst, përshëndeta solidaritetin dhe mbështetjen që Franca shprehu në lidhje me sigurinë e lundrimit në rajon", tha presidenti rumun, transmeton Digi24.

Dan të premten në mbrëmje njoftoi se Rumania ka kërkuar mbështetje nga aleatët evropianë pas sulmeve të fundit me dronë në Detin e Zi.

Ai atëherë tha se Franca tashmë ka ofruar ndihmë në formën e pajisjeve të ndryshme.

Lajme të ngjashme