Të shtëna pranë Parisit, një person i vrarë, të paktën katër të plagosur

Një person është vrarë, ndërsa të paktën katër janë plagosur në të shtënat nga një makinë që ndodhën sot në departamentin Yvelines, në perëndim të Parisit.
I dyshuari u arrestua pranë qytetit Trappes dhe është dërguar në polici, ndërsa policia njoftoi se motivi i sulmit për momentin nuk është i njohur. Për arrestimin njoftoi i pari televizioni BFM.
Kryeministri francez Sebastian Lecornu deklaroi se "të gjitha forcat e disponueshme të sigurisë dhe drejtësisë janë plotësisht të angazhuara", transmeton agjencia AP.
Prokuroria kombëtare kundër terrorizmit njoftoi se po ndjek situatën. Përfaqësuesit e prokurorisë kundër terrorizmit dhe gjykatës për momentin nuk kanë qenë të disponueshëm për koment.
Të shtënat ndodhën në një periudhë kur Franca po përgatitet për protesta të reja kundër kostove të larta të jetesës, të paralajmëruara për nesër, të shtunën.
Për shkak të protestave, muzeumet e mëdha do të jenë të mbyllura, ndërsa qeveria do të dislokojë forca policore të shtuar në rrugë për të parandaluar përsëritjen e trazirave të dhunshme të javës së kaluar.



