Një burrë u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Gjorçe Petrov, në trup kishte shenja dhune

Një burrë 62-vjeçar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në komunën e Shkupit, Gjorçe Petrov, dhe në trup ishin vërejtur shenja dhune, njofton MPB-ja.
Rasti u raportua dje, më 22 tetor, në orën 18:40 në SPB Shkup. I ndjeri është identifikuar si S.J. (62).
Një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore konstatoi vdekjen me shenja dhune.
Në vendngjarje u krye inspektim, dhe me urdhër të prokurorit publik trupi iu dorëzua obduksionit për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.



