Të shtëna në kishë në Jordan, të paktën shtatë të vrarë dhe dhjetë të plagosur

Të paktën shtatë persona kanë vdekur, ndërsa dhjetë janë plagosur sot kur sulmues të armatosur hapën zjarr gjatë një varrimi në një kishë në provincën jordaneze Karak, njoftoi televizioni shtetëror "Al-Mamlaka", transmeton "Reuters".
Sipas informacioneve, dy sulmues dolën nga një makinë dhe filluan të qëllojnë ndaj të pranishmëve gjatë procesionit të varrimit pranë kishës "Hamud".
Khaled Burkan, i cili ishte i pranishëm në varrim, deklaroi se ishin mbledhur dhjetëra njerëz kur dy burra, njëri i armatosur me pushkë dhe tjetri me pistoletë, hapën zjarr. Të shtënat zgjatën disa minuta.
Forcat e sigurisë rrethuan zonën përreth kishës dhe janë në kërkim të të dyshuarve.
Derisa askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, autoritetet jordaneze nuk kanë bërë të ditur se kush qëndron pas tij.
Këto sulme janë të rralla në Jordan, një vend që konsiderohet relativisht i qëndrueshëm, megjithëse këtë vit po përballet me kërcënime të shtuar të sigurisë lidhur me konfliktet rajonale.



