Shtëpi u dogj plotësisht në Zelenikovo, pronari u përpoq ta fikë zjarrin vetë

Një shtëpi u dogj plotësisht në një zjarr që shpërtheu dje në fshatin Tisovica, komuna Zelenikovo. Pronari u përpoq ta fikë zjarrin vetë, por nuk ia doli, njofton MPB.
Sipas njoftimit policor, zjarri shpërtheu rreth orës 13 në një shtëpi në pronësi të R.E. (37) nga fshati Tisovica, dhe rasti u raportua në SPB Shkup në orën 18.
Gjatë zjarrit shtëpia u dogj plotësisht, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Një ekip i SPB Shkup ka kryer inspektim në vendngjarje.



