E martë, 20 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Pronari i një dyqani ari nga Tetova u përpoq të kontrabandonte bizhuteri në një jastëk qafe: zbuluar gjatë kontrollit në Bogorodicë

20.10.2026, 09:46

Bizhuteri ari me vlerë katër milionë denarë, që një tetovar, pronar i një dyqani ari, u përpoq ta kontrabandonte në një jastëk qafe, është sekuestruar nga doganierët në pikën kufitare Bogorodicë. Kundër kryerësit është ngritur padi penale për kryerje të veprës penale "kontrabandë", e dënueshme sipas Kodit Penal, njoftoi Administrata Doganore.

Facebook · klikoni për të ngarkuar postimin

"Vepra penale u zbulua gjatë kontrollit të një autobusi, që qarkullonte në linjën Stamboll – Gostivar. Në pyetjen nëse kishin diçka për të deklaruar, asnjë nga udhëtarët nuk deklaroi mall për kontroll doganor, pas së cilës u krye kontroll i detajuar. Gjatë kontrollit, në brendësi të jastëkut të qafës që mbante i dyshuari, u zbuluan 77 copë bizhuteri ari me peshë prej 612 gramësh.

Gjatë procedurës paraprake në Departamentin e Hetimeve u siguruan prova se personi, pasi bleu bizhuterinë ari nga një punëtori ari në Stamboll, kishte qëllim ta transferonte në mënyrë të paligjshme në vendin tonë dhe ta shiste në dyqanin e tij të arit", shtohet në njoftimin e Administratës Doganore.

Lajme të ngjashme