(Video) Me interceptues policor zbuluar motorrist që voziste me 188 km/h në autostradën Gostivar – Tetovë, arrestohet 27-vjeçari

Dje në orën 16:20, në autostradën Gostivar – Tetovë, punonjës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Punë të Trafikut, me ndihmën e një automjeti policor special – interceptues, regjistruan një motor "Yamaha" me targa të Gostivarit, i cili lëvizte me shpejtësi prej 188 kilometrash në orë, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
"Drejtuesi, 27-vjeçari V.B. nga Gostivari është privuar nga liria për shkak të kryerjes së veprës penale "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik" sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Janë ndërmarrë të gjitha masat përkatëse dhe kundër tij do të ndiqet procedurë përkatëse në përputhje me ligjin.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrolle të përforcuara të trafikut me automjetet policore speciale – interceptues në territorin e tërë shtetit, me qëllim zbulimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të pakujdesshëm, rritjen e sigurisë në rrugë dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Drejtimi i mjeteve motorike me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, të cilat shpesh rezultojnë me pasoja të rënda për pronën, shëndetin dhe jetën.
Bëjmë apel te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, me çka së bashku do të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", njoftoi MPB-ja.



