Arrestohet një hajdut druri në Tetovë: transportonte dru zjarri pa dokumentacion dhe nuk kishte leje drejtimi

Dje në orën 19:30 në fshatin Želino, Tetovë, punonjës policie nga Njësia Policore Grupçin arrestuan 29-vjeçarin I.B. nga fshati Strimnicë, Tetovë.
Gjatë një kontrolli rrugor u ndalua një automjet udhëtimi “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i cili po drejtohej nga ai, ku u konstatua se po voziste pa leje drejtimi.
Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh u gjetën dru zjarri pa dokumentacion të duhur dhe një sharrë motorike. Automjeti dhe druri u sekuestruan dhe mbetën në pronësi të policisë, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ndiqet padi e përshtatshme, njoftoi MPB-ja.



