MPB-ja zbuloi motoristin që voziste në një rrotë në Shkup, nuk kishte leje drejtimi

MPB-ja identifikoi motoristin që në bulevardin „Partizanski odredi“ në Shkup voziste në një rrotë dhe rrezikonte qarkullimin. Ndaj një 37-vjeçari shkupjan do të ngrihen dy padia penale, pasi në bisedë me policinë pranoi se drejtonte motorin pa leje drejtimi.
Ministria e Brendshme punëve njofton se ka vepruar pas video-incizimit të publikuar në më shumë portale dhe media elektronike më 10 tetor, në të cilin shikohet se motori „Suzuki“ herë pas here lëviz në një rrotë në bulevard, afër kryqëzimit me rrugën „29 Nëntor“.
Pas masave të ndërmarra nga Sektori për sigurinë e trafikut rrugor pranë SPB-së Shkup, në bashkëpunim me sistemin „Qytet i Sigurt“, u konstatua se motori me targa të Shkupit më 3 tetor u drejtohej nga A. A. (37) nga Shkupi.
Policia fillimisht bisedoi me pronarin dhe përdoruesin e motorit, pas së cilës u thirr edhe 37-vjeçari. Ai konfirmoi se më 3 tetor drejtonte motorin „Suzuki“ në bulevardin „Partizanski odredi“ pa leje drejtimi. Po ashtu tha se kishte publikuar disa video në profilin e tij në TikTok.
Rasti u njoftua prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup. Ndaj A. A. do të ngrihen padi penale për „drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik“ sipas nenit 297-a dhe për „rrezikim të sigurisë së trafikut me veprim ose mjet të rrezikshëm“ sipas nenit 298 të Kodit Penal.



