Detaje të reja për rastin me “vaksinat kubaneze” kundër kancerit: prokuroria kreu bastisje, u gjetën prova

Prokuroria Themelore Publike në Veles, duke vepruar në një rast të formuar kundër një personi për vepra penale – mashtrim sipas nenit 247 dhe ushtrim i mjekësisë pa leje sipas nenit 209 të Kodit Penal, siguroi urdhra për bastisje në disa lokacione.
Veprohet për sigurimin e provave lidhur me njohuritë se i dyshuari, me qëllim përfitimin e paligjshëm të dobitë materiale, ka mashtruar disa persona duke u ofruar në mënyrë të rreme “vaksina kubaneze” kundër kancerit.
Gjatë bastisjes në vendin e punës së të dyshuarit në Veles, u gjetën prova që do të jenë subjekt i ekspertizës. U sekuestruan edhe pajisje elektronike, ndërsa po ndërmerren edhe veprime të tjera kontrolli.
Prokurori kompetent po kryen intervista me të dëmtuarit dhe persona të tjerë që mund të kenë njohuri të rëndësishme për hetimin e plotë të ngjarjes.
Prokuroria Themelore Publike në Veles i ka dorëzuar gjykatës edhe propozim për caktimin e masave paraprake – sekuestrimin e dokumentit të udhëtimit dhe detyrimin e të dyshuarit për t’u paraqitur në Gjykatë.
Personi aktualisht është i shtruar në një institucion mjekësor, ku i është dorëzuar vendimi për caktimin e masave.
Sipas ardhjes së informacioneve dhe njohurive të mëtejshme, Prokuroria Publike dhe MPB-ja vazhdojnë të ndërmarrin veprime për sigurimin e provave.



