Gjashtë të plagosur në të shtënat në një qendër rekrutimi në Kiev

Gjashtë persona, përfshirë tre policë dhe tre ushtarë, u plagosën në të shtënat në një qendër rekrutimi në Kiev, njoftuan autoritetet ukrainase, transmeton "Kiev Independent".
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 19:00 me kohën lokale, në Qendrën Territoriale të Rekrutimit në lagjen Pechersk të Kievit.
Sipas policisë, një burrë i dyshuar për shmangie të shërbimit ushtarak, i cili ishte arrestuar në qendër, nxori armën dhe hapi zjarr ndaj policëve dhe ushtarëve.
Të gjithë gjashtë të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa sulmuesi u arrestua. Po zhvillohet një hetim për ngjarjen.



