„Mickoski shkurton paratë për shëndetësinë ndërsa pajisjet nuk funksionojnë, nuk ka barna dhe terapi – kaosi vazhdon“, thonë nga LSDM

„Ndërsa pacientët presin me muaj për diagnozë, pajisjet dhe skanerët nuk funksionojnë, terapitë vonohen, nuk ka barna, Qeveria e Mickoskit me rishikimin e ri të buxhetit ulet paratë për shëndetësinë. Nga investimet kapitale shkurtohen 100 milionë euro. Paratë e parashikuara për spitalet në Shtip dhe Kërçovë janë më pak, po ashtu edhe për sëmundjet e rralla dhe për insulinën. Qeveria ulet paratë për shëndetin e qytetarëve, në kushte kur sistemi shëndetësor tashmë është në kaos“, thonë nga LSDM.
„Tre javë në Qendrën Klinike nuk ka punuar asnjë tomograf kompjuterik. Pacientët presin për kontrolle të nevojshme për diagnozë dhe trajtim në kohë. PET-skeneri, i nevojshëm për pacientët onkologjikë, në dy vitet e fundit ka pasur defekte dhe ndërprerje në punë. Pas aktivizimit të fundit ka punuar vetëm disa ditë, pastaj përsëri është prishur. Pacientët presin edhe deri në pesë muaj për kontrollin nga i cili varet trajtimi i mëtejshëm.
Vetëm vitin e kaluar janë diagnostikuar 1.000 pacientë të rinj me kancer të gjirit.
Në vend të diagnozës në kohë dhe terapisë së sigurt, pacientët onkologjikë në disa raste kanë mbetur me muaj pa barnat e nevojshme për shkak të papërgjegjshmërisë administrative dhe mungesës së interesit të qeverisë.
Për këta pacientë çdo vonesë në kontroll ose terapi mund të ketë pasoja kërcënuese për jetën.
Disa klinika punojnë me vetëm një sallë operative, me mungesë të personelit mjekësor dhe me pajisje për të cilat nuk dihet nëse janë funksionale. Qytetarët paguajnë rregullisht sigurim shëndetësor, pastaj udhëtojnë nga një spital në tjetrin dhe presin me muaj për shërbim bazë shëndetësor.
Në Gostivar 5.000 persona janë helmur. Deri sot nuk ka përgjegjësi, dhe publiku ende nuk ka rezultate të publikuara për ujin, nuk ka raport as për Gostivarin as për mbi 50 vendbanime.
Në shekullin 21, ndërsa sistemet shëndetësore investojnë në teknologji të reja dhe trajtim modern, qeveria e VMRO-së nuk siguron as pajisje bazë funksionale, terapi të rregullt dhe kontrolle në kohë.
Kjo është dështim në detyrën më të rëndësishme të çdo qeverie – mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Mickoski dhe Klekovski nuk mund të ikin nga kaosi në shëndetësi. Klekovski duhet të japë dorëheqje“, thuhet në njoftimin e LSDM-së.



