E martë, 20 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Të paktën 14 të vdekur në rrëshqitje toke në një minierë ilegale ari në Kolumbi

20.10.2026, 09:33

Të paktën 14 persona kanë vdekur, ndërsa shtatë janë plagosur në një rrëshqitje toke në një minierë ilegale ari në jugperëndim të Kolumbisë, raporton "Euronews".

Numrin e viktimave e konfirmoi Alekz Gonzales, sekretar për paqe dhe siguri i departamentit Nariño, i cili njoftoi se kërkimi për të mbijetuar ka përfunduar.

Në rrjetet sociale u shfaqën video ku shihet se si njerëzit me ndihmën e një ekskavatori transportojnë trupat e të vdekurve nga miniera në varka në lumin afër.

Ekipet e shpëtimit kanë pasur vështirësi për të arritur në vendin e aksidentit për shkak të terrenit të paarritshëm dhe pranisë së grupeve kriminale në zonë.

Nariño, që kufizohet me Ekuadorin, njihet si një qendër e nxjerrjes ilegale të arit, ku grupet e armatosura kontrollojnë tregtinë me këtë metal të çmuar. Aksidentet në minierat ilegale janë të shpeshta në Kolumbi.

Lajme të ngjashme