Të siguruarit me përvojë të përfituar kanë tre muaj afat për të vendosur për anëtarësinë në shtyllën e dytë të pensionit

Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve pensionale me financim kapital (MAPAS), njoftoi se sipas ligjit, anëtarët e fondeve të detyrueshme pensionale që kanë arritur periudhën e punës me të cilën realizohet ulja e moshës së pensionimit për të paktën një vit sipas nenit 118 paragrafi (3) të Ligjit për sigurimet pensionale dhe invalidore, duke filluar nga 20 tetori 2026 kanë të drejtë të zgjedhin nëse do të vazhdojnë anëtarësinë në fondin e detyrueshëm pensionar, së voni deri më 20 janar 2027.
Zgjedhja bëhet me një deklaratë me shkrim për vazhdimin e anëtarësisë, dhe nëse anëtarët deri më 20 janar 2027 nuk dorëzojnë deklaratë, anëtarësia në fondin e detyrueshëm pensionar do t’u ndërpritet. Pas ndërprerjes së anëtarësisë në fondin e detyrueshëm pensionar, shoqëria pensionale transferon shumën totale të mjeteve nga llogaritë individuale të këtyre anëtarëve në Fondin e sigurimeve pensionale dhe invalidore të Maqedonisë së Veriut (Fondi i PIOSM).
Anëtarët që nuk do të japin deklaratë për vazhdimin e anëtarësisë mbeten të siguruar vetëm në sigurimin pensionar me financim aktual të bazuar në solidaritet gjeneracional (Fondi i PIOSM) nga ku do të realizojnë të drejtën e pensionit.
Njëkohësisht, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve pensionale me financim kapital (MAPAS), njofton publikun se personat që në vitet e kaluara kanë dorëzuar Deklaratë për vazhdimin e anëtarësisë, anëtarësia e tyre është vazhduar dhe nuk ka nevojë ta dorëzojnë përsëri të njëjtën Deklaratë.



