E hënë, 19 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Mickoski: VMRO-DPMNE udhëheq bindshëm në Brvenica, presim rekord prej 4.000 votash në raundin e dytë

19.10.2026, 12:13

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot një pyetjeje të gazetarëve, theksoi se kandidati i VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme në Komunën e Brvenicës ka një avantazh prej rreth 800 votash ndaj kandidatit të DUI-së, ndërsa diferenca në krahasim me kandidatin e LSDM-së është më shumë se katër me një.

„Dje VMRO-DPMNE fitoi bindshëm në Brvenicë, me një rezultat të madh. Kjo është një fitore e rëndësishme për VMRO-DPMNE-në në rajonin e Pollogut. Kemi një avantazh prej rreth 800 votash ndaj kandidatit të DUI-së. Në krahasim me konkurrentin politik LSDM, fituam me një diferencë më të madhe se 4 me 1“, tha ai.

Mickoski thotë se në raundin e dytë pret mbështetje edhe më të madhe nga qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe një rezultat edhe më të mirë zgjedhor, me çka, siç theksoi, do të përmbyllet fitorja më 1 nëntor.

„Presim në këtë raund të dytë konsolidim edhe më të madh dhe një fitore edhe më të madhe për të përmbyllur plotësisht fitoren më 1 nëntor. E dini që këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të Jovicës tonë. Falënderim qytetarëve të Brvenicës që dolën dhe mbështetën fitoren e VMRO-DPMNE-së, me rreth 3000 vota. Pres që kjo shifër pas raundit të dytë të ngjitet në rekord prej 4000 votash. Prandaj besoj në fitoren përfundimtare. Komuna e Brvenicës nga aspekti i konfigurimit etnik është ashtu siç është. Por ne kërkojmë vota nga të gjitha komunitetet etnike dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Brvenicës pa marrë parasysh përkatësinë etnike që dolën dhe dhanë mbështetje për kandidatin e VMRO-DPMNE-së i cili udhëheq bindshëm pas raundit të parë“, deklaroi Mickoski.

Lajme të ngjashme