E hënë, 19 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Ulje prej dy denarësh në naftën dizel, njoftoi Mickoski dhe kujtoi se kemi çmimin më të ulët të karburanteve

19.10.2026, 12:17

Kryeministri Kristian Mickoski deklaroi se vazhdojnë negociatat me furnizuesin "Okta" për sigurimin e një zbritjeje shtesë në naftën dizel, me qëllim uljen e çmimit të saj.

Mickoski konfirmoi se negociatat janë në përfundim dhe se pret që marrëveshja të finalizohet së shpejti.

"Po, jemi në negociata dhe mendoj se jemi shumë afër një marrëveshjeje për dy denarë zbritje", deklaroi kryeministri gjatë vizitës në Komunën Çeshinovo-Obleshevo.

"Qytetarët kanë çmimet më të ulëta në Evropë kur bëhet fjalë për naftën dizel dhe benzinën pa plumb.
Tashmë kemi vende në Evropë ku nafta dizel dhe benzina pa plumb shiten me çmim mbi tre euro, ndërsa tek ne janë nën 1.6 euro për litër dhe çmimi më i ulët në Evropë. Ne do të vazhdojmë me këtë politikë", njoftoi Mickoski.

Kujtoi se situata në botë është komplekse dhe siç tha, ndodhemi në kulmin e krizës më të madhe energjetike që njerëzimi e ka përjetuar.

"Aktualisht po përballemi shumë mirë. Deri në fund të vitit kemi sasi të sigurta për të gjitha llojet e karburanteve dhe viti i ardhshëm gjithashtu do të jetë vit që nuk pres të ketë turbullira të mëdha, sigurisht do të ketë sfida. Duke pasur çmimin më të ulët të karburanteve, qytetarët nga vendet fqinje vijnë dhe mbushin tek ne, me çka konsumi i naftës dizel në zonat kufitare është dyfishuar".

Mickoski kujtoi gjithashtu se çmimi i energjisë elektrike mbetet i njëjtë.

"Ato spekulime se deri në fund të vitit do të ketë nivelim të çmimit të energjisë elektrike, nuk do të ketë, çmimi mbetet i njëjtë".

Lajme të ngjashme