E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Rusia njoftoi: Eksporti i naftës dizel fillon menjëherë

12.10.2026, 14:39

Rusia pjesërisht e hoqi ndalimin për eksportin e naftës dizel pas marrëveshjes midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump, njoftoi qeveria në Moskë.

"Qeveria vendosi të heqë pjesërisht ndalimin rus për eksportin e naftës dizel. Qëllimi i vendimit është zbatimi i marrëveshjes së arritur midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump", thuhet në njoftimin e qeverisë, transmetuar nga agjencia ruse e lajmeve TASS.

Vendimi hyri në fuqi më 10 tetor dhe në fazën aktuale do të mundësojë furnizimin me 500,000 ton naftë dizel në tregun global, njoftoi qeveria ruse.

"Në përputhje me këtë vendim, kompanitë ruse të naftës menjëherë do të fillojnë të lidhin kontrata për furnizimin e karburantit dizel me partnerë të huaj, në koordinim me qeverinë", shtohet në njoftim.

Vendimi nuk do të ndikojë në interesat e konsumatorëve rusë pasi tregu i brendshëm është mirë i furnizuar, theksoi zv/kryeministri Aleksandër Novak.

Ndërkohë, të premten, qeveria amerikane lëshoi një leje të përgjithshme për furnizimin e naftës dizel ruse në tregjet globale deri më 7 prill 2027.

Lajme të ngjashme

Britania i bëri një pritje mbretërore Zelenskyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, ku u prit nga mbreti Charles dhe kryeministri Andy Burnham. Vizita e presidentit ukrainas zhvillohet në kushte të tensioneve të reja në marrëdhëniet midis Kievit dhe administratës së presidentit amerikan Donald Trump, raporton "Politico"…

17:51