E hënë, 19 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Rezultatet e zgjedhjeve në Brvenicë e mohuan gëzimin e LSDM-së, thonë nga VMRO-DPMNE

19.10.2026, 09:24

LSDM po fundoset gjithnjë e më shumë, theksojnë në njoftimin partiak nga VMRO-DPMNE.

„Rezultatet e zgjedhjeve në Brvenicë e mohuan gëzimin e LSDM-së se kanë humbje më të vogël se zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Humbja e tyre është edhe më e madhe se zgjedhjet e vitit të kaluar“.

Ajo që mund të shihet qartë, shtojnë nga partia në pushtet, është se LSDM tani ka 57 vota më pak se votat në listën e këshilltarëve vitin e kaluar, kur i njëjti kandidat ishte bartës.

„Konkretisht, i njëjti person vitin e kaluar, si bartës i listës për këshilltarë, fitoi më shumë vota se sivjet si kandidat për kryetar komune.

Për ta bërë më të qartë për publikun, por edhe për LSDM-në, vitin e kaluar morën 763, ndërsa dje, për të njëjtin kandidat votuan 706 qytetarë.

Kur tashmë flasim me fakte dhe shifra, e vërteta është kjo.

VMRO-DPMNE fitoi gati 600 vota më shumë se zgjedhjet e vitit të kaluar.

Konkretisht, në listën për këshilltarë vitin e kaluar morëm 2371 vota, ndërsa dje për Stojanço Radiçevskin votuan 2943 qytetarë“.

Lajme të ngjashme