Zegin – lidership që zhvillohet me nevojat e njeriut bashkëkohor

Në kohën kur shëndeti, kujdesi për veten dhe cilësia e jetës po bëhen një segment gjithnjë e më i rëndësishëm i përditshmërisë së njeriut bashkëkohor, lidershipi nuk matet vetëm me madhësinë e një kompanie, por edhe me aftësinë e saj për të njohur ndryshimet dhe për t'iu përgjigjur nevojave të reja të njerëzve. Pikërisht në këtë drejtim kompania Zegin vazhdimisht ndërton zhvillimin e saj, ku në fokus janë aksesueshmëria, inovacionet, cilësia dhe përgjegjësia shoqërore.
Projekti "Lider Biznesi" i cili ka si fokus kryesor të nderojë, të inspirojë dhe të lidhë liderët e biznesit, sipërmarrësit, investitorët dhe inovatorët, edhe këtë vit festoi suksesin e kompanive maqedonase që kanë kontribuar në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të shtetit, duke theksuar historitë e suksesshme dhe arritjet e tyre gjatë vitit të kaluar.

Korporata ZEGIN mori 3 njohje dhe çmime:
ZEGIN DOO Shkup – Vendi i parë në aktivitet sipas të ardhurave totale dhe vendi i parë në aktivitet sipas numrit mesatar të punonjësve.
MOJA APOTEKA Shkup – Vendi i parë në aktivitet sipas fitimit neto total dhe vendi i parë në aktivitet sipas numrit mesatar të punonjësve.
ZEGIN FARM Shkup – Vendi i parë në aktivitet sipas të ardhurave totale.

Për këtë çmim qëndrojnë punonjës të përkushtuar dhe një vizion i fortë, dhe për çdo kompani përfaqëson nder dhe krenari të njihet si një lider biznesi vizionar, i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm me ndikim të rëndësishëm në industri.
PR



