Mediat: Liderët e BE-së përfunduan samitin në Bruksel pa marrëveshje për buxhetin e Unionit

Liderët e BE-së përfunduan samitin e sotëm në Bruksel pa marrëveshje për buxhetin, me një deficit të ri prej 70 miliardë eurosh në financimin e Ukrainës dhe konflikte të hapura lidhur me energjinë dhe migracionin, por edhe me një vendosmëri të re për të krijuar instrumente të reja për mbrojtjen tregtare në mënyrë që Unioni të përballet me Kinën, raporton "Euronews".
Liderët e BE-së u mblodhën të enjten dhe sot në Bruksel me një rend dite që përfshinte buxhetin afatgjatë, mbështetjen financiare për Ukrainën, migracionin, energjinë dhe marrëdhëniet me Kinën.
Liderët e BE-së diskutuan në detaje për kuadrin financiar shumëvjeçar (MFF) të ardhshëm, por u arrit një përparim i vogël, pasi disa vende mbetën të vendosura në pozicionet e tyre, sipas shkrimeve.



