Trump: Musk dhe unë nuk jemi fajtorë për kufizimet në komunikimet ushtarake satelitore të Ukrainës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ai dhe sipërmarrësi Elon Musk nuk janë përgjegjës për problemet me qasjen e ushtrisë ukrainase në sistemet satelitore të komunikimit të kompanisë „Space X“.
Trump u tha gazetarëve se SHBA nuk kanë vendosur kufizime për qasjen në sistemin „StarShield“, një version ushtarak i komunikimeve satelitore të dedikuara për nevojat e qeverisë amerikane dhe ushtrisë.
Elon Musk, pronar i kompanisë „SpaceX“, e cila operon rrjetin „Starlink“, deklaroi se „Starshield“ është nën kontrollin e administratës amerikane dhe ushtrisë, ndërsa „Starlink“ është një produkt komercial që, sipas tij, nuk mund të përdoret për veprime ushtarake sulmuese.
Autoritetet ukrainase më parë këtë javë njoftuan se ushtria kishte probleme me qasjen në sistemet satelitore. Ata thanë se ndërprerjet ndikuan në disa operacione ushtarake, përfshirë përdorimin e dronëve me rreze të gjatë veprimi.
Pyetje për komunikimin ushtarak
Autoritetet ukrainase më pas njoftuan se lidhjet satelitore janë pjesërisht rikuperuar. Megjithatë, raportimet për kufizimet ngritën pyetjen për varësinë e ushtrisë ukrainase nga teknologjia satelitore amerikane.
Reuters raportoi më 15 tetor, duke u thirrur në dy zyrtarë amerikanë dhe një funksionar perëndimor të njohur me çështjen, se urdhri për kufizimin e shërbimit „Starshield“ erdhi nga Shtëpia e Bardhë.



