BDI: Brvenica tregoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të injorohet

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet rezultatin e arritur nga kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arkin Jahiji, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Brvenicës.
"Kualifikimi në raundin e dytë është dëshmi e mbështetjes nga qytetarët dhe e rëndësisë së angazhimit të vazhdueshëm për përfaqësim dinjitoz, zhvillim lokal dhe institucione që shërbejnë për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre.
BDI shpreh falënderim për çdo qytetar që mori pjesë në procesin zgjedhor, si dhe për të gjithë ata që mbështetën kandidaturën e Arkin Jahijit.
Brvenicës i duhet një komunë ku zëri i çdo qytetari do të dëgjohet, ku investimet dhe shërbimet do të shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe ku bashkëjetesa do të ndërtohet mbi bazën e respektit dhe barazisë.
Ne mbetemi të përkushtuar, së bashku me qytetarët, të vazhdojmë angazhimin për përfaqësim të drejtë dhe një të ardhme më të mirë për Brvenicën", njoftoi BDI.


