E diel, 18 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Në Brvenicë deri në orën 11 kanë votuar 1.480 qytetarë

18.10.2026, 14:03

Në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës deri në orën 11, pjesëmarrja është 9.11 për qind, që do të thotë se kanë votuar 1.480 zgjedhës. Të dhënat i bëri të ditura kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Bojan Mariçiq, i cili sot së bashku me katër anëtarë të tjerë të Komisionit vizitoi gjashtë vendvotime.

Sipas Mariçiqit, votimi po zhvillohet pa pengesa, pa probleme serioze. Vendvotimet u hapën në kohë, në orën 7, dhe materiali zgjedhor u dorëzua në kohë.

Në krahasim me zgjedhjet lokale në tetor të vitit të kaluar, këtë vit është vërejtur një rritje e lehtë e pjesëmarrjes. Deri në orën 11 në zgjedhjet e vitit 2025 kanë votuar 1.346 qytetarë, ose 8.34 për qind, ndërsa sot numri i votuesve në të njëjtën periudhë është më i madh për 134.

Për informimin e zgjedhësve, KSHZ ka vënë në dispozicion linjën telefonike falas 0800 555 44, përmes së cilës qytetarët me të drejtë vote në Brvenicë mund të marrin informacione lidhur me ushtrimin e të drejtës së tyre zgjedhore.

Për personat me dëmtime të dëgjimit është në dispozicion edhe numri telefonik 076 488 360, përmes të cilit me thirrje video mund të marrin informacione në gjuhën e shenjave.

Lajme të ngjashme