E diel, 18 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Egjipti do t’i ofrojë ndihmë mbrojtëse Arabisë Saudite nëse Rijadi e kërkon

18.10.2026, 14:00

Egjipti do t’i sigurojë Arabisë Saudite të gjithë mbështetjen e nevojshme dhe të mundshme për mbrojtjen e sigurisë dhe stabilitetit të saj, njoftoi sot presidenca egjiptiane.

Në njoftim theksohet se Egjipti do të vazhdojë dhe do të intensifikojë përpjekjet politike dhe diplomatike, në koordinim me aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë, me qëllim të kontribuojë në qetësimin e tensioneve dhe zgjidhjen e krizës.

Dhomë përfaqësuese e parlamentit egjiptian sot do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme ku do të shqyrtojë kërkesën e presidentit Abdel Fatah el Sisi për miratimin e ndihmës mbrojtëse për Arabinë Saudite, nëse Rijadi e kërkon këtë.

Seanca mbahet një ditë pasi El Sisi premtoi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e Arabisë Saudite, duke theksuar se përfshirja eventuale e Egjiptit do të ketë karakter vetëm mbrojtës.

Presidenti egjiptian theksoi se për një veprim të tillë është e nevojshme miratimi i parlamentit dhe shprehu shpresën që deputetët do të mblidhen për të dhënë pëlqimin për ndihmën ndaj Arabisë Saudite, nëse kjo kërkohet nga Rijadi.

Lajme të ngjashme