E diel, 18 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Epidemia e ebolës në Kongo u përhap në provincën e tetë, mbi 4.000 të vdekur

18.10.2026, 14:45

Epidemia e ebolës në Republikën Demokratike të Kongos u përhap në provincën e tetë, Ubangi Veriore, e cila kufizohet me Republikën Qendrore Afrikane, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik i Kongos.

Reuters të enjten raportoi se në Ubangi Veriore janë konfirmuar dy raste të ebolës, duke iu referuar dy përfaqësuesve shëndetësorë.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara të ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka kaluar 9.000, ndërsa më shumë se 4.000 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Lajme të ngjashme