E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Kompaniët amerikane të aviacionit u kërkohet kujdes në fluturimet drejt Arabisë Saudite

12.10.2026, 09:49

Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FAA) dje i bëri thirrje kompanive amerikane të aviacionit për kujdes në fluturimet drejt ose mbi Arabinë Saudite, duke përmendur kërcënime sigurie të lidhura me aktivitetet aktuale ushtarake dhe ndërhyrjen në sistemet e navigimit.

Njoftimi i FAA-së, i cili vlen deri më 10 dhjetor, erdhi pas sulmeve ndaj aeroportit ndërkombëtar në Riad, të kryera dje dhe pardje. Trembëdhjetë persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 300 u plagosën në sulmin që ndodhi pardje.

"Kërcënimet mund të përbëjnë një rrezik potencial për avionët në të gjitha lartësitë, përfshirë edhe gjatë fluturimeve mbi territor, si dhe në fazat e mbërritjes dhe nisjes", njoftoi FAA, duke paralajmëruar për një "situatë potencialisht të rrezikshme".

"Siguria do të jetë me rëndësi parësore"

Njoftimi i referohet edhe operatorëve të avionëve të regjistruar në SHBA. Aeroporti në Riad mbetet i mbyllur për fluturime të paktën deri në orën 17:00 me kohë lokale sot. Kompania amerikane e aviacionit "Delta Airlines" planifikon të nisë fluturime direkte drejt Riadit nga Atlanta më 23 tetor.

"Delta" dje nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment, por drejtori ekzekutiv Ed Bastian më parë deklaroi se "siguria do të jetë me rëndësi parësore" në vendimin nëse do të vazhdohet me atë plan.

Lajme të ngjashme