Shtetas serbë të arrestuar: vozitën me shpejtësi 175 në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë

Dje në orën 19:05 në Pikën Kufitare Tabanovc, në dalje nga shteti, punonjës policie arrestuan N.Z.(36) nga Serbia.
Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa kombëtare serbe, të cilin e drejtonte ajo, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” u konstatua se ishte regjistruar si kryese e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Konkretisht, më parë në autostradën A1, segmenti tuneli Demir Kapija – Gjevgjeli, ajo drejtonte automjetin me shpejtësi 169 kilometra në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
Të njëjtën ditë në orën 22:45 në Pikën Kufitare Tabanovc, në dalje nga shteti, punonjës policie arrestuan V.Ž.(58) nga Serbia. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Audi” me targa kombëtare serbe, të cilin e drejtonte ai, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” u konstatua se ishte regjistruar si kryes i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Konkretisht, më parë në autostradën A1, segmenti tuneli Demir Kapija – Gjevgjeli, ai drejtonte automjetin me shpejtësi 175 kilometra në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
Ata u dërguan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngrihet padi penale përkatëse.



